Kim Kardashian dhe Kanye West vijojnë akoma të përfliten edhe pse është bërë pothuajse një vit nga koha që nisën procedurat e divorcit. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka folur si rrallëherë për arsyen që i dha fund martesës gati 7-vjeçare me reperin e famshëm gjatë një interviste që ka dhënë për Vogue.
“Për kaq shumë kohë, unë kam bërë atë që i bënte të tjerët të lumtur dhe mendoj se në dy vitet e fundit vendosa të bëj veten time të lumtur. Kjo më bën të ndihem shumë mirë. Edhe nëse kjo krijoi ndryshime dhe shkaktoi divorcin tim, mendoj se është e rëndësishme të jesh e sinqertë me veten për atë që të bën vërtet të lumtur”, u shpreh ajo.
Themeluesja e Skims shpjegoi se ajo dëshiron të fokusohet në nevojat e saj tani që është në të 40-at, duke thënë se ajo është “Team Me”. “Do të argëtohem më shumë, do të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi dhe njerëzit që më bëjnë të lumtur. Do të lë telefonin. Do të bëj unfolloë nëse nuk dua të shoh diçka në Instagram.”, tha ajo.
Që nga ndarja e tyre, West ka folur disa herë për Kim dhe e ka akuzuar atë se e ka mbajtur larg nga fëmijët e tyre. Megjithatë, ylli shpreson të zhvillojë një marrëdhënie të pjekur bashkë-prindërore. “Mund të jesh shumë i lënduar ose i zemëruar me ish-in tënd, por unë mendoj se përpara fëmijëve duhet të jetë gjithmonë ‘Babai yt është më i miri’”, thotë Kim. /abcnews.al