Kim Kardashian ka pozuar nudo për revistën e njohur, “Allure”. 41-vjeçarja është shfaqur me një gërshet të gjatë biond dhe shumë seksi. Kim ka dhënë një intervistë shumë interesante për edicionin e muajit gusht, ku ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj.
Sakaq, ajo ndër të tjera foli për pranimin e papërsosmërive të saj, duke thënë se edhe pse ende përpiqet të jetë perfekte, ajo është në paqe me veten.
Kim gjithashtu tregoi sinqerisht se i urren duart e saj dhe u tregua e hapur për mbushjet me botoks, duke pranuar si diçka të tillë e ka aplikuar në ballë.
Kardashian theksoi se ajo aktualisht nuk ka asnjë mbushje në buzët apo faqet e saj.
“Asnjëherë nuk i kam mbushur asnjërën, kurrë”, tha Kim./abcnews.al