Kim Kardashian është marrë në pyetje nga FBI pasi personazhi i famshëm televiziv akuzohet se ka lidhje me biznesmenin e arratisur Joe Lowe, i cili përvetësoi miliarda dollarë nga firma malajziane e zhvillimit strategjik 1MDB.
Siç raportohet nga dailymail.co.uk, Kardashian pranoi se kishte festuar me Lowe në Las Vegas dhe kishte pranuar dhurata në para prej tij.
Kim Kardashian is grilled by FBI over fugitive Jho Low who she partied with in Vegas https://t.co/90o9BoHPNn
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) March 2, 2023
Sipas saj, ajo u takua me Lowe vetëm gjashtë herë, dy prej të cilave në një kazino. Megjithatë, ata mbajtën kontakte me mesazhe, ku biznesmeni i premtoi se do ta pasuronte me gjerdan diamanti dhe piktura të shtrenjta.
Gjithashtu, Joe Lowe mori pjesë në dasmën e Kim Kardashian me Kris Humphries në vitin 2011 dhe i dha asaj 305,000 dollarë si dhuratë martese, të cilat ajo i përdori për të blerë një Ferrari të bardhë. Ajo më vonë e shiti atë dhe i përdori paratë për të blerë një Lamborghini, e cila ishte e regjistruar në emrin e Kanye West./abcnews.al