Ndonëse prej disa muajsh janë të ndarë, duket se ish-çifti i njohur nuk i kursen deklaratat për njëri-tjetrit. Së fundmi, Kim Kardashian ka treguar publikisht këshillën më të mirë që e ka marrë nga ish-burri i saj, Kanye West.
“Unë arrita në një pikë, dhe ndoshta ishte për shkak të lidhjes një dekadë me Kaney që më mësoi në mënyrën më të mirë për të qenë vetëm unë dhe për të jetuar në këtë moment”, tha ajo.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” deklaroi se ka mësuar të jetë vetvetja, pa i interesuar se çfarë mund të mendojnë të tjerët.
“Ju nuk keni nevojë t’i nënshtroheni askujt”, ka thënë Kardashian.
“Përderisa unë jam vetvetja dhe derisa jam duke bërë çfarë dua unë, sikur nuk ka asnjë jetë tjetër dhe ti je duke jetuar për vete. Kjo më ka bërë të kem më shumë besim në vetën dhe të mos brengosem se çfarë të tjerët mund të mendojnë”, ka shtuar ajo./abcnews.al