Kim Jong-un viziton sërish Kinën

schedule22:42 - 8 Maj, 2018

schedule 22:42 - 8 Maj, 2018

Lideri koreano-verior Kim Jong-un ka vizituar sërish Kinën, një lëvizje që në mediat ndërkombëtare është komentuar si këshillim me presidentin Xi Jinping përpara takimit me Donald Trump.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka vizituar për herë të dytë brenda pak kohësh Kinën, ku është takuar me presidentin Xi Jinping. Lëvizja vjen në një kohë kur tensionet në gadishullin Korean janë lehtësuar dhe kur përpjekjet diplomatike janë rritur, në prag të takimit të paralajmëruar mes Kim dhe Donald Trump.

Kina ka qenë e prirur të shfaqet si një lojtar kyç në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të çështjes bërthamore të Penianit, nisur edhe nga frika se kërkesat e saj mund të injorohen pasi vendi i izoluar të vendosë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë vizitës, e njoftuar vetëm në përfundim të saj, Kim i tha presidentit Xi se palët e përfshira në këtë proces duhet të marrin masa të sinkronizuara për asgjësimin e arsenalit bërthamor dhe për arritjen e një paqeje afatgjatë në gadishullin korean.

“Përsa kohë aktorët kyç heqin dorë nga politikat armiqsore dhe kërcënimet ndaj Koresë së Veriut, ajo nuk ka nevojë për armë bërthamore dhe asgjësimi i arsenalit të saj mund të bëhet pa problem”, ka thënë Kim Jong un, i cituar un nga agjencia e lajmeve “Xinhua”.

Gjithashtu, Kim i shprehu presidentit Xi interesin që dialogu me Shtetet e Bashkuara të bazohet në besimin reciprok. Në vizitën e tij, Kim shoqërohej nga e motra, Kim Yo Jong, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxjerrjen e politikës së Penianit nga regjimi i izolimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!