Guvernatori i Primorsky, Oleg Kozhemyako së fundmi ka thënë se së bashku me ministrin e burimeve natyrore të vendit Alexander Kozlov, ai zhvilloi negociata me liderin e Koresë së Veriut.
“Ne diskutuam se ne presim të nisim projekte të përbashkëta këtë vit – duke përfshirë zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, ndërtimin,” ka thënë Kozhemyako.
Mediat e huaja shkruajnë se gjithashtu guvernatori shpresonte që autoritetet koreane të kujdesit shëndetësor të heqin kufizimet që do të siguronin kontakte më të ngushta.
Ndër të tjera ai tha se vizita e Kim në Rusi në vetvete ishte një shenjë se këto kontakte “do të vazhdojnë jo vetëm në nivelin e krerëve të shteteve, por edhe në nivelin e grupeve të punës“.
“Ne jemi gati për këtë”, shtoi ai./abcnews.al