Kim Jong Un i jep motrës më shumë pushtet

schedule15:34 - 20 Gusht, 2020

schedule 15:34 - 20 Gusht, 2020

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un u ka deleguar më shumë pushtet ndihmësve të tij, përfshirë motrën e tij Kim Yo-jong, pretendon agjensia spiune e Koresë së Jugut.

Kim ende mban “autoritetin absolut”, por u dha përgjegjësi të tjerëve për të zvogëluar nivelet e tij të stresit, tha agjensia spiune.

Zonja Kim tani “po drejton punët e përgjithshme të shtetit”, shtoi Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare.

“Kim Jong-un është ende duke ruajtur autoritetin e tij absolut, por disa prej përgjegjësive i ka dorëzuar pak nga pak,” u citua agjensia të thoshte.

Zonja Kim tani ka përgjegjësi për politikën e Pyongyang ndaj SHBA dhe Korenë e Jugut, midis çështjeve të tjera të politikës, dhe është “udhëheqësi numër dy de-fakto”, shtoi ajo, megjithëse theksoi se zoti Kim nuk “kishte zgjedhur një pasardhës”.

Vendimi i Kim për të deleguar ishte pjesërisht “për të hequr stresin nga udhëheqja e tij dhe për të shmangur fajësinë në rast të dështimit të politikës”, shkruan agjensia /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!