Kim Jong Un gati të dërgojë motrën në SHBA për bisedime me Trump

schedule13:44 - 8 Mars, 2018

schedule 13:44 - 8 Mars, 2018

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un është i gatshëm të dërgojë motrën e tij në Uashington për të negociuar me Trump. Motra e tij ka qenë përfaqësuese e vendit dhe lojërat olimpike dimërore të organizuara në Korenë e Jugut.

Nëse do të konfirmohej do të ishte një lajm i jashtëzakonshëm: lideri i Koresë së veriut Kim Jong-un mund të hapë negociatat e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke dërguar në Uashington motrën e tij Kim Yo-jong. Lajmi është raportuar nga e përditshmja e Hong Kong-ut e cila citon burime diplomatike të Koresë së Jugut.

Motra e liderit koreanoverior përfundou në qendër të vëmendjes së mediave gjatë lojërave olimpike dimërore në Korenë e Jugut ku drejtoi delegacionin e Koresë së veriut dhe u bë simpoli i paqes olimpike. E lindur në 1987-ën, Kim Yo-jong është më vogla e shtatë fëmijëve të ish liderit Kim Jong-il nga katër gra të ndryshme. Lidhja mes Kim Yo-jong e Kim Jong-un, që kanë të njëjtën nënë dhe një diferencë prej katër vjetësh me njëri tjetrin, u përforcua dhë më shumë gjatë studimeve në Zvicër. Mediat ndërkombëtare krahasojnë rolin e saj me atë të kreut të stafit ët Shtëpisë së Bardhë. Në vitin 2014 ajo u emërua zëvendës drejtoreshë e departamentit të propagandës duke punuar për të ndërtuar kultin e personalitetit të vëllait të saj si lider i mirë dhe i plotfuqishëm.

Nëse vërtet ajo do të shkonte në Uashington, sfida kryesore mbetet ajo e programeve raketore dhe bërthamore të Penianit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të amerikës Donald Trump, dhe pse ka shprehur interes për të hapur  një dialog me Kim, ka bërë të qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë deri në momentin që Korea e Veriut të heqë dorë nga program bërthamor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!