Kim: Duhet të përmiresohet ligji i dekriminalizimit, shqiptarët i rezistuan diktaturës dhe pushtimit otoman

schedule21:21 - 23 Mars, 2021

schedule 21:21 - 23 Mars, 2021

Ambasadorja Yuri Kim në një intervistë të dhënë për gazetaren Esiona Konomi,  nga Shkodra ka komentuar korrupsion që është një ndër çështjet më të rëndësishme për të cilën shqiptarët duhet të luftojnë.

Kim në fjalën e saj ka theksuar se shqiptarët janë të fortë dhe kanë treguar se dinë t’ja dalin dhe në kohë shumë të vështira.

Ndër të tjera diplomatja amerikane ka deklaruar se shqiptarët ja kanë dalë që të rezistojnë në kohën e pushtimit otoman dhe në diktaturë, tashmë sfida e tyre është lufta ndaj korrupsionit.

Mendoj që mund të përmirësohet. Dhe kuptoj që ka disa konsiderata që duhen përmirësuar. Por mendoj që ka ardhur koha për vendim për votuesit shqiptarë. Dhe kur shoh këtu në Shkodër që është një vend i mrekullueshëm, dhe kur hedh sytë rreth e qark, është një nga vendet më të bukura në të gjithë Shqipërinë. Historia është unike. Ju jeni njerëz që keni shpërfillur pushtimin otoman për shekuj me radhë. Ju i keni rezituar diktaturës komuniste kur të gjithë të tjerët nuk e bënë.

Tani, nuk janë më pushtuesit otomanë apo diktatorët komunistë, por kërcënimi i ri është korrupsioni. Dhe ka ardhur koha që ju të ngriheni dhe të luftoni kundër kësaj, në mënyrë që ju shqiptarët të thoni: Mjaft është mjaft! Nuk mund të pranohet më kjo si normale. Nuk është normale. Ata që duan që ju të besoni se korrupsioni është normal në këtë vend, po përpiqen t ju bëjnë lavazh mendjeje.

Shërbimi më i madh për ta do të ishte, që shqiptarët të mendojnë se është normale të jesh i korruptuar, por nuk është kështu. Dhe vërtetë jam shumë pasionante për këtë”, ka thënë Kim.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!