Killer me pagesë, flet i arrestuari për ekzekutimin e Sajmir Jakut. Saga e hakmarrjeve që tronditi Rrëshenin

schedule16:55 - 28 Korrik, 2022

schedule 16:55 - 28 Korrik, 2022

Është përballur me gjykatën për masën e sigurisë Dorjan Keqi, i akuzuari për vrasjen e ish-drejtorit të OST, Saimir Jaku në vitin 2016.

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen në ngjarje dhe nuk ka folur për ngjarjen nëersa ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit.

Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg që është pranuar nga gjykatësja Elsa Ulliri që ka caktuar ndaj të dyshuarit Dorjan Keqi masën e sigurisë arrest me burg.

Lexo edhe: FOTO/ U arrestua 6 vite pas ngjarjes, ky është vrasësi i Saimir Jakut

NGJARJA

Vrasja e Saimir Jakut dyshohet se ka ndodhur si pjesë e sagës së gjakmarrjes mes dy familjeve në Rrëshen. Ngjarjet më të bujshme së fundmi nga kjo sagë ishin ekzekutimi me snajper në janar 2020 i Kastriot Reçit dhe atentati me tritol në mes të Tiranës ndaj Preng Gjinit.

Lexo edhe: U porosit nga një grup kriminal, si u vra Saimir Jaku: Autorët e zunë në befasi kur ishte ulur në kafe

Ish-drejtori i Tensionit të Lartë në OSHEE, Saimir Jaku, 33 vjeç, i cili deri pak javë para vrasjes ishte zyrtar i shtetit, është ekzekutuar me breshëri automatiku rreth orës 09:40, të datës 9 shtator 2016 në një nga lokalet më të frekuentuara të Rrëshenit.

Zyrtari i kishte shpëtuar një atentati më parë. Mësohet se viktima ishte transferuar më 1 shtator 2016 në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë, në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS/ Dega Teknike, ndërkohë që mbante dhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Qarkut në Lezhë.

Autorët e krimit e qëlluan viktimën me breshëri në rrugicën e lagjes së tij, por asokohe i shpëtoi atentatit që ndodhi për motive banale. Ai i ka shpëtuar një tjetër sherri, ku u tentua të vritej sërish. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë dhe sipas banorëve të Rrëshenit, konfliktet ishin sheshuar.

Hetimet u zhvilluan për ndonjë konflikt të mundshëm të Jakut, pa lënë jashtë vëmendjes vrasjen për shkak të detyrës. Policia ka thënë se po verifikohej edhe periudha kur i ndjeri ka qenë emigrant në Itali.

Seria e vrasjeve për hakmarrje

Vrasja e Jakut dyshohet të jetë në serinë e vrasjeve për hakmarje mes dy familjeve në Rrëshen, Gjini e Reçi. E fundit në të serinë e vrasjeve ishte ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit.

Lexo edhe: Tritol në mes të Tiranës, vrasje me snajper dhe “sharrim” me kallash, saga e vrasjeve mes familjeve në Rrëshen: Sot u kap ekzekutori i Sajmir Jakut

Kalvari i vrasjeve dyshohet se nisi për prishjen e pazareve të drogës, dhe deri tani nga përplasja mes dy familjeve janë ekzekutuar 5 persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi,

Pas Jakut, një vit më pas u vra në Itali Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba. Ai u ekzekutua në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua. Nga hetimet rezultoi se ai ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Viktima e radhës ishte në Belgjikë, Kreshnik Gjini 31 vjeç, që u ekzekutua 6 Shtator 2017 në komunën Forest. Vrasja ishte e lidhur me atë në Rrëshen dhe Romë, por autorët nuk u zbuluan.

Armando Gjini ishte viktima e radhës. Ai u ekzekutua në gusht 2019 në qendër të Rrëshenit. Ai njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!