Të paktën dy persona vdiqën dhe 400 shtëpi janë shkatërruar plotësisht pas një zjarri të enjten mbrëma në Vina del Mar, Kili, ku autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.
Comandante de @bomberosvina Patricio Brito, confirma 400 casas quemadas y 110 hectáreas afectadas. #ViñaDelMar pic.twitter.com/InnDZwQMOd
— Bomberos de Chile (@BomberosdeChile) December 23, 2022
“Rreth dyqind shtëpi janë në flakë,” tha shefi i zjarrfikësve të qytetit, Patricio Brito, përpara se numri i shtëpive të djegura të shkonte në 400.
“Presidenti i Republikës ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin Valparaiso, ku administrohet Viña del Mar, tha nënsekretari i brendshëm Manuel Monsalve.
/abcnews.al