Kili miraton vaksinimin e fëmijëve të moshës 3 vjeç

schedule08:43 - 26 Nëntor, 2021

schedule 08:43 - 26 Nëntor, 2021

Kili ka zgjatur programin e  vaksinimit kundër Covid, duke filluar nga mosha 3 vjeçare. Sipas të dhënave, vaksina kishte numrin më të madh të efekteve anësore tek fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç, në krahasim me grupmoshën 3-5 vjeç.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha Herberto Garcia, drejtori i institutit.

Gjithashtu, si Argjentina, Kolumbia dhe Venezuela kanë miratuar vaksinimin e fëmijëve nga mosha tre vjeç. Autoriteti rregullator europian, Agjencia Europiane e Barnave (EMA), miratoi ditën e  djeshme administrimin e vaksinës PfizerBioNtech për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç kundër Covid-19, vaksina e parë e miratuar në Europë për këtë grupmoshë.

Kili është një nga vendet me fushatën më të lartë të vaksinimit në botë. Vendi ka vaksinuar  83.6% të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare, deri në mars 2020, janë identifikuar 1,751,769 raste dhe 38,218 viktima.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!