Kili konfirmon rastin e parë të variantit Delta

schedule08:59 - 25 Qershor, 2021

schedule 08:59 - 25 Qershor, 2021

Kili ka konfirmuar rastin e parë të variantit Delta, sipas një njoftimi nga ministri i shëndetësisë.

“Ne kemi konfirmuar zyrtarisht rastin e parë të variantit Delta, pacienti kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Enrique Paris.

Pacienti 43 vjeçar  ndodhet tashmë në izolim. Rasti i parë i variantit Delta u zbulua në një periudhë kur spitalet e vendit janë në kaos për shkak të pandemisë, pavarësisht  suksesit të fushatës kombëtare të imunizimit. Vendi ka vaksinuar më shumë se 80%  të popullsisë.

Duke qenë se Kili vaksina ka miratuar vaksinën kineze Sinovac, ka pikëpyetje nëse kjo vaksinë mund të ofrojë mbrojtje ndaj varianteve të ndryshme të koronavirusit, veçanërisht variantit Delta.

Kili ka shënuar 31,797 viktima dhe 1,531,872  raste që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!