Kikia: Projekti i portit të Durrësit si stadiumi me kullë

schedule21:40 - 25 Nëntor, 2022

schedule 21:40 - 25 Nëntor, 2022

Projekti për portin e ri të Durrësit ishte tema e diskutimit në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

I ftuar në studio analisti, Mentor Kikia, tha se ky projekt ngjan më shumë me krijimin e një lagjeje të re se me ndërtimin e një porti.

Pjesë nga biseda:

Kikia: Po flasim për port jahtesh apo një lagje banimi. Po flasim me logjikën e stadiumit me kullë,. Nëse është port jahtesh, duhet bërë porti i jahteve. Meqënëse pjesën më të madhe të ndërtimin e zënë banesat, unë them ta quajmë Durrësi i ri. Fakti që do vijë të investojë Alabbar nuk është ndonjë lajm i madh për Shqipërinë. Alabbar nuk ka asnjë ndryshim nga Gugallja që bëri inceneratorin e Elbasanit. Kjo që ka ardhur këtu është një kompani e sapo krijkuar me një buxhet 100 mijë lekë të reja.

Xhafo: Alabbari ndryshe nga Gugallja di si bëhet gjëja.

Kikia: Më jep tokën se unë di të ndërtoj pallate edhe unë di ta bëj. Kompania që ka marrë portin është kompani e sapo krijuar me dy kacidhe, garancia për projektin është sërish nga një kompani e krijuar po nga Alabbari.

Shehaj: Jo nga Alabbari, skandal është ajo që tha ministrja e kemi pjesë të marrëveshjes që të ruajmë garantorin.

Kikia: Projekti zgjat 20 vite si mund të ndërtohet, do hapen gropat do blihen dhe do ndërtohen me parë e shqiptarëve. Puna është kur do bëhet porti për jahtet.

Selenica: Marina është e bërë.

Kikia: Pyetja është nëse këta mbasi të kenë mbaruar punë me pallatet të na thonë mbas 15 vitesh dhe të thonë projekti nuk ecën siç e bënë në Bjellorusi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!