Kikia: Në kushtet si po zhvillohet protesta sot nuk e tremb Ramën

schedule20:01 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 20:01 - 12 Dhjetor, 2018

“Në kushtet si po zhvillohet sot protesta nuk e ka nervin të trembë Ramën”. Kështu e sheh gazetari Mentor Kikia situatën e krijuar të protestës, e cila sipas tij u menaxhua nga të tre partitë me elementë brenda protestës për t’u zheshur nga karakteri politik.

“Në kushtet si po zhvillohet sot protesta, dje ishte në kulmin e vet, u menaxhua nga të tre partitë dhe sot nuk e ka nervin të trembë , por në rastin më të mirë të përmirësojë ca standarde brenda universitetit”.

Kikia thekson se kryeministri ia doli që protestën ta mbante larg derës së vet, të mos kërkohej dorëheqja e tij dhe ta zhvishte nga karakteri politik.

“Kryeministri ia doli që protestën ta mbante larg derës së vet dhe ta zhvishte nga karakteri politik. Sepse u punua brenda turmës që kjo protestë të mbetej vetëm brenda kuadrit të kërkesave për fonde e tarifa. Rama me çdo kusht donte që kjo protestë të mos i zinte derën dhe mos kërkonte dorëheqjen e kryeministrit”.

Edhe me tërheqjen e qeverisë për të plotësuar kërkesat e studentëve është arritur një fitore, Kikia shprehet se në kushtet e tanishme protesta nuk mund të sjellë ndryshimin e stablishmentit politik.

“Shoqëria ka shumë nevojë për ndryshim, por kjo protestë deri tani është e zhveshur nga çdo përpjekje për të kërkuar një ndryshim që e quajmë ndryshimin e stablishmentit politik. Qeveria luajti në mnëyrën më të mirë të mundshme për të zhveshur protestën nga kërkesa të tilla. Kjo justifikon dhe faktin që ata refuzojnë të ulen me Ramën. Donte apo s’donte Kryeministri e pranoi fuqinë e protestës”.

Duke folur për arrogancën e qeverisë, Kikia shton se pushtetarët që vjedhin dhe nuk kanë frikë nga pushteti i drejtësisë duhe ttë kenë frikë nga pushteti i popullit.

“Arroganca e pushtetit e kryeministrit pësoi një goditje me protestën e armëve kimike që e detyruan të tërhiqej. Kjo qeveri është arrogante, arroganca demonstrohet në faktin që ti nuk ke frikë të vjedhësh. Dëgjuam ministrin e Energjetikës që tha dje teksa pranonte publikisht që një kompani fantazëm kishte marrë 30 mijë euro nga buxheti i shtetit. Kjo është arroganacë, të firmosësh për të vjedhurr dhe në këtë rast duhet të hyjë në fuqi pushttei i popullit. Nëse do ekzistonte pushteti i popullit këta njerëz që nuk i tremben drejtësisë duhet të tremben nga pushteti i popullit”.

Për Kikinë, shqiptarët nuk duhet të presin që studentët të kërkojnë zbatimin e reformës në drejtësi, apo probleme të tjera të mëdha, qytetarët duhet të ishin nxituar nga këta që protesta të shtronte shtratin pë rlindjen e diçkaje të re.

“Ne nuk duhet të presim që studentët të kërkojnë zbatimin e reformës në drejtësi, studentët dolën për një kauzë të tyren dhe ata dolën se nuk kanë para të paguajnë mësimin, nuk kanë kushte në konvikte. A do merrte një drejtim tjetër unë them po nëse qytetarët do ishin frymëzuar për të kërkuar edhe më shumë gjëra për të mos mbetur thjesht për cilësinë e studimeve, por do kishte gjasa që të merrte një karakter anti partiak kundër dyshes PD-PS dhe të shtrinte shtratin për lindjen e një gjëje të re”.

Ndërsa procedimin penal ndaj profesor Edmond Tupes dhe artistit Robert Aliaj, si edhe të pjesëmarrësve të tjerë në protestë, Kikia e sheh si një përpjekje për të mbjellë frikë dhe panik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!