Delegacioni ukrainas në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës vendosi të ndërpresë pjesëmarrjen në punimet e asamblesë si pasojë e vendimit për pranimin e Rusisë në të. Lajmi është konfirmuar nga mediat ukrainase. Delegacioni më pas iu drejtua parlamentit me kërkesën për të analizuar urgjentisht ndërprerjen e mundshme të punimeve të Asamblesë. Presidentit të vendit dhe ministrit të jashtëm I kërkohet për të vendosur mbi praninë e mëtejshme të Ukrainës në organet e Këshillit Evropian./ABC News Albania 24/7