Kievi ka shpallur shtetërrimin nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit të kësaj jave, sipas skynews.
Shtetrrethimi do të jetë në fuqi deri të premten për shkak të “veprimeve provokuese” të Rusisë, tha kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit.
“Gjatë shtetrrethimit është e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë kërkesat dhe vendimet. Masa të tilla ndihmojnë në mbrojtjen e popullsisë nga veprimet provokuese të armikut,” tha Oleksandr Pavliuk.
Forcat ruse janë tërhequr nga rajoni i Kievit, kështu që ende nuk është e qartë se pse Kievi ka marrë një vendim të tillë. Megjithatë, Ukraina ka pretenduar më parë se disa diversantë rusë po përpiqeshin të vrisnin presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
/abcnews.al