Kievi: Rusët përgatiten të mbajnë peng punëtorët, transportojnë furnizime në termocentralin Zaporizhia

schedule17:24 - 14 Prill, 2023

schedule 17:24 - 14 Prill, 2023

Forcat ushtarake ruse po transportojnë sasi të mëdha furnizimesh dhe ujë në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, të cilin Moska e pushtoi nga Ukraina juglindore pas pushtimit të vitit 2022, njoftoi sot Agjencia e Energjisë Atomike e Ukrainës.

Energoatom njoftoi se ky zhvillim mund të nënkuptojë se Rusia në pritje të një kundërsulmi pranveror ukrainas, po përgatitet të bllokojë punëtorët brenda uzinës për shkak të një reduktimi drastik të personelit të certifikuar në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës.

Rusia nuk komentoi menjëherë.

“Duke pasur parasysh mungesën e madhe të specialistëve bërthamorë të nevojshëm për termocentralin bërthamor Zaporizhia, i cili është pushtuar përkohësisht dhe nga frika e një kundërsulmi ukrainas, (rusët) po përgatiten të mbajnë peng punëtorët për një kohë të gjatë,” tha Energoatom. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!