Kievi konfirmon: Ne po negociojmë me rusët përmes videokonferencave

schedule22:16 - 12 Mars, 2022

schedule 22:16 - 12 Mars, 2022

Pas Kremlinit edhe qeveria e Kievit konfirmon se kontaktet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase po vazhdojnë përmes videokonferencës.

“Negociatat me delegacionin rus po vazhdojnë në video, nëngrupet janë krijuar, pozicionet e Ukrainës janë përcaktuar saktësisht nga direktivat e mëparshme,” shpjegoi në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, duke pranuar “vështirësinë” me të cilën vazhdojnë këto kontakte.

Bisedimet midis delegacioneve filluan në Bjellorusi më 28 shkurt dhe vazhduan më 3 dhe 7 mars./abcnews.al/