Kievi: Kemi nevojë për një samit për paqen, idealja është të mbahet në korrik

schedule10:04 - 26 Maj, 2023

schedule 10:04 - 26 Maj, 2023

Ukraina thotë se një samit i paqes është i nevojshëm dhe duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu ka deklaruar kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Interfax, ai tha se idealja është që samiti të mbahet në Korrik. Megjithatë, baza për këtë samit duhet të jetë plani 10-pikësh i paraqitur nga Kievi.

Më herët, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev tha se konflikti në Ukrainë mund të zgjasë për një kohë të ndoshta, ndoshta edhe për dekada të tëra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!