Kievi i përgjigjet Lavrovit: Po bën propagandë

schedule17:57 - 7 Prill, 2022

schedule 17:57 - 7 Prill, 2022

Zyrtarët ukrainas i janë përgjigjur deklaratës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrovi cili tha se “Kievi është tërhequr nga ajo që ishte rënë dakord” në megociata e paqes me Moskën të martën e kaluar në Stamboll.

Në një deklaratë me shkrim për Reuters, negociatori ukrainas Mikhail Pontoliak hodhi poshtë komentet e ministrit të Jashtëm rus, duke thënë se Lavrov nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në bisedime dhe se deklaratat e tij ishin “janë propagandë”

Pontoliak tha se Moska dëshironte të largonte vëmendjen nga ngjarjet në qytetin e Bucha, me Ukrainën që akuzon trupat ruse për vrasjen e civilëvë.

Më herët gjatë ditës, Lavrov tha se “dje, pala ukrainase i paraqiti ekipit negociator projekt-marrëveshjen e saj, e cila devijon nga dispozitat më të rëndësishme të përcaktuara në takimin e 29 marsit në Stamboll ” ./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!