Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kievi gjen trupat e mbi 1 mijë ushtarëve të vrarë në luftë me Rusinë, janë kthyer në Ukrainë

schedule13:07 - 11 Qershor, 2025

schedule 13:07 - 11 Qershor, 2025

Ukraina ka gjetur trupat e 1,212 ushtarëve të saj të vrarë në vijën e parë të luftës me Rusinë. Trupat e pajetë sipas autoriteteve ukrainase janë gjetur në një nga operacionet më të mëdha të zhvilluara në zonë.

“Trupat e 1,212 mbrojtësve të rënë janë kthyer në Ukrainë. Hetuesit dhe ekspertët mjeko-ligjorë do të përcaktojnë identitetin e të vdekurve sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftuan autoritetet.

Më 2 qershor, Rusia dhe Ukraina zhvilluan një raund të dytë bisedimesh për paqe në Stamboll, ku ranë dakord të shkëmbenin më shumë të burgosur duke u përqendruar te më të rinjtë dhe më të plagosurit rëndë dhe të kthenin trupat e 12,000 ushtarëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!