Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“KIE të dënojë sulmin në Kosovë”, Tabaku: Palët duhet të kthehen në tryezë, por me kushte të tjera

schedule13:26 - 9 Tetor, 2023

schedule 13:26 - 9 Tetor, 2023

 

Në një lidhje nga Strasburgu për “Tirana Live”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli në lidhje draf/rezolutën që ajo se bashku me një deputet të CDU kanë paraqitur në Këshillin e Europës.

Tabaku u shpreh se në lidhje me sulmin në veri të Kosovës është vendosur që të flitet pasditen e sotme

“Sot në mëngjes është vendosur që në seancën e pasdites, do të diskutohet në lidhje me sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Në këtë seanca ne do të diskutojmë edhe për rezolutën që në kemi paraqitur. Ne e përdorëm këtë rezolute për ta sjellë Kosovën në rendin e ditës.

Duhet të jemi realist që kemi konflikti  Ukrainë- Rusi, konflikt në Rripin e Gazës, kështuqë ka shumë situata që nuk janë normale dhe vendosja e Kosovës për t’u diskutuar, tregon edhe rëndësinë që ka  për Asamblenë kjo temë” tha Tabaku.

Në lidhje me mundësinë se ky diskutim do të jetë një ndihmë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe vendosjen e masave për Serbinë, deputetja u shpreh se ata janë të vendosur se do ta kërkojnë një gjë të tillë.

I njëjti parlament që po bëhet këtu, do të bëhet edhe në parlamenti Evropian dhe Asambleja do të thërrasë organizatat përgjegjëse, së pari për të hequr masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Së dyti bëjm thirrje, që nëse Serbia vazhdon me këtë sjellje, me rritjen e përshkallëzimit, të gjuhës, retorikës, ushtrisë dhe akteve si i 24 shtatorit, do të jetë e nevojshme marrja e masave për Serbinë.

Është një proces, jo një akt i izolues dhe si mund të ndihmojmë  t’i rikthejmë në tryezë dhe me kushte të tjera” shtoi ajo.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!