Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratën e Misionit të KiE për zgjedhjet e 30 qershorit.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore.
“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje,se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, shkruan Basha./abcnews.al