Kida shijon suksesin e këngës më të re, publikon imazhet e veçanta

schedule21:23 - 2 Shtator, 2020

schedule 21:23 - 2 Shtator, 2020

Projekti më i fundit i Kidës ka rezultuar një sukses. Pa kaluar as 24 orë që nga publikimi, “Edhe sa” ka arritur të gjenerojë afro 1 milion klikime. E entuziazmuar, Kida ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të veçanta në rrjete sociale, ku falenderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë.

“1 milion Edhe sa. Faleminderit”, ka shkruar Kida. Ajo gjithashtu ka tërhequr vëmendjen edhe me paraqitjen e saj. E veshur me një fustan që i nxjerr në pah format trupore, Kida ka marrë një sërë komentesh pozitive nga fansat.

 

View this post on Instagram

 

Wuuu 1M #Edhesa Faleminderit❤️

A post shared by KIDA (@kida) on

Kujtojmë që ky është projekti i dytë i këngëtares për këtë sezon, pas bashkëpunimit me Mozzik. Në fillim të Korrikut, dy artistët publikuan “Paranoja-Pishman”, këngë e cila rezultoi një sukses, duke u renditur në toplistën e këngëve më të dëgjuara për këtë verë. xh.d/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!