Kickbox/ Plot 13 medalje, Shqipëria bën “namin” në Kampionatin Ballkanik 2024

schedule09:17 - 8 Qershor, 2024

schedule 09:17 - 8 Qershor, 2024

Federata Shqiptare e Kikboksit ka mbyllur përfaqësimin e saj në një tjetër kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtare, siç është Kampionati Ballkanik për të rritur, event që u mbajt më datat 31 maj – 2 qershor në Malin e Zi.

Në këtë kompeticion Shqipëria u përfaqësua me 16 sportistë në pesha të ndryshme, duke shënuar rezultate shumë të mira në një event me konkurrencë tepër të lartë.

Medaljet e arit mbajnë firmën nga Rikard Lekaj në peshën -71 kg dhe Elio Saliaj në peshën -63 kg, të cilët u shpallën kampionë Ballkani, duke zhvilluar ndeshje të shkëlqyera.

Ndërkohë, Valentin Zefi në peshën -69 kg, Alvaro Manshi në peshën -74 kg dhe Murat Mulkaj në peshën -57 kg fituan medalje argjendi.

Ndërsa medalje bronzi regjistruan sportistët Asim Seferi në peshën -57 kg, Amarildo Pino në peshën -63 kg, Endri Nuhaj peshën -69 kg, Edison Llazani në peshën -74 kg, Hyden Çela në peshën -79 kg, Nino Seferi -37 kg për fëmijë, Klejton Daja në peshën -57 kg dhe Endri Cenaliaj në peshën -69 kg.

Ekipi përfaqësues i Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik shoqërohej nga presidenti i Federatës Shqiptare të Kikboksit, Arbis Vjerdha, ndërsa trajner i Kombëtares ishte Rikard Lekaj./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!