Kiara Tito mbron vajzat dhe futet në sherr me jurinë

schedule22:26 - 16 Prill, 2021

schedule 22:26 - 16 Prill, 2021

Kemi përmendur se dukshëm Niko Komani është shumë kritik ndaj vajzave të StyleStar Show, krahasuar me pjesën tjetër të jurisë. Pas disa komenteve shumë të ashpra ndaj një konkurenteje të re, Antonelës, moderatorja, Kiara ka ndërhyrë. Ajo është shprehur se ndoshta Niko po tregohet pak më i ashpër seç duhet me vajzat. Ajo ka mbrojtur të gjitha konkurentet, por mori shkas nga komentet që Niko i bëri vajzës më të re. “Nëse stili bazik do të kishte një emër, do kishte emrin tënd”.

Një koment shumë i ashpër kur behet në një garë stili dhe mode si StyleStar Show, ku konkurentet gjykohen pikërisht në bazë të këtij stili personal./abcnews.al