Pak ditë pasi zbuloi se ishte infektuar me koronavirus, Khloe Kardashian ka konfirmuar se ka arritur ta mposhtë sëmundjen edhe kësaj here. Ylli televiziv shkroi në rrjete sociale se ishte infektuar bashkë me të bijën tre vjeçare dhe se kishte anuluar një sërë angazhimesh lidhur me punën.
“Më është dashur të anuloj disa angazhime dhe më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’i realizoj ato,” shkroi Khloe në atë kohë. “Për fat të mirë jam vaksinuar kështu që gjithçka do të jetë në rregull. Ne do të jemi këtu në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale.”
Por, pak orë më parë, teksa ka ndarë një foto të re, Khloe ka nënkuptuar se tashmë është shëruar plotësisht. Herën e parë që Khloe u infektua me virus, iu desh të karantinohej larg vajzës së saj për më shumë se dy javë. /abcnews.al