Khloe Kardashian nuk ka më besim tek Tristan, merr vendimin e rëndësishëm

schedule08:51 - 25 Qershor, 2021

schedule 08:51 - 25 Qershor, 2021

Një vit pas ribashkimit, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson i dhanë fund lidhjes së tyre. Lajmi për ndarjen e tyre më të fundit erdhi pas lajmeve se Khloe kërcënoi të merrte masa ligjore kundër një gruaje që po pretendon se Tristan lindi një fëmijë me të.

Ndarja erdhi gjithashtu në një kohë kur dyshja e famshme kishin menduar për një fëmijë të dytë pas vajzës True. Mirëpo, një burim ka thënë për revistën People se ylli televiziv i ka dhënë fund njëherë e mirë romancës me basketbollistin.

khloe-tristan

“Khloé është shumë e zhgënjyer. Ajo me të vërtetë i besoi Tristanit dhe ndjeu që po bënte një përpjekje të mirëfilltë. Ajo e urren faktin se gaboi sërish me të.“, tha burimi. duke shtuar se Kardashian po bën më të mirën për të ecur përpara.

“Nuk dëshiron të jetë përsëri në këtë pozitë. Nuk iu beson më premtimeve boshe të Tristanit.” Marrëdhënia e Kardashian dhe Thompson u bë publike në Shtator 2016 dhe një vit më pas konfirmuan se ishin në pritje të një vajze. Por vetëm disa ditë pas lindjes së True, Tristan u përfshi në një skandal për tradhëti. /abcnews.al

Khloe Kardashian, Tristan Thompson

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!