Khloe Kardashian heq dorë nga flokët bjonde, surprizon me pamjen e re (FOTO)

schedule12:20 - 29 Qershor, 2020

schedule 12:20 - 29 Qershor, 2020

Ylli televiziv, Khloe Kardashian ka qenë gjithmonë në fokus të mediave, sidomos pas ndarjes me ish-partnerin e saj Tristan Thompson. Ylli i “Keeping up With the Kardashians” së fundmi ka suprizuar fansat, teksa është shfaqur me një look krejt ndryshe.

Bukuroshja ka vendosur të heqë dorë nga flokët bjonde që e kanë shoqëruar për shumë kohë, dhe është kthyer në një brune. Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shkruan: Po më pëlqejnë flokët e mia kafe, asnjëherë nuk kam menduar se do e thoja këtë, flokët bjonde akoma e zotërojnë zemrën time, por kjo ngjyrë më jep një ndjesi më ndryshe tani.”

Khloe dhe Tristan i dhanë fund marrëdhënies së tyre vitit që shkoi, për shkak të tradhëtisë nga ky i fundit me mikeshën e Kylie Jenner. Megjithatë, dyshja ka mbajtur një raport të mirë deri më tani për hir të vajzës së tyre, por mediat kanë raportuar se ata janë më të afërt se kurrë dhe po mendojnë rikthimin së bashku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!