Khloe Kardashian zbuloi në episodin e së enjtes të “The Kardashians” se ajo ishte ribashkuar për të disatën herë me babain e vajzës së saj, Tristan Thompson edhe pse nuk e dinte se ai kishte një fëmijë tjetër me trajneren e fitnesit Maralee Nichols.
37-vjeçarja theksoi se basketbollisti do të shkojë në terapi dhe se beson shumë për të ardhmen e tyre së bashku. Kur u pyet se si po ia kalon me Tristan, ajo tha: “Jemi mirë. Ne jemi në të vërtetë shumë mirë. Sapo u kthyem bashkë. Ai ka shkuar shumë në terapi.
Thjesht ka pasur shumë përpjekje nga ana e tij. Kur u ndamë, kuptova se sa mirë ia kalonim bashkë dhe sa miq dhe partnerë të mirë jemi. Kam shumë shpresë, besim dhe optimizëm për të ardhmen tonë së bashku.”, tha Khloe.
/abcnews.al