Khloe Kardashian flet për nënën surrogate të djalit të saj: Ishte një e huaj që duhej t’i besoja

schedule10:02 - 28 Tetor, 2022

schedule 10:02 - 28 Tetor, 2022

Khloe Kardashian foli për mëmësinë dhe u shpreh se nuk dëshiron të ketë më fëmijë. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ishte i ftuar në “The Kelly Clarkson Shoë” dhe u pyet nëse do të dëshironte të zgjeronte familjen e saj. Khloe ka dy fëmijë me ish-partnerin Tristan Thompson, tashmë 4-vjeçarin True dhe djalin e saj, i cili lindi dy muaj më parë, nga një nënë surrogate.

Siç tha ajo, ndihet e kompletuar me atë që ka. “Dyqani është mbyllur”, tha ajo duke nënkuptuar se nuk do të ketë më fëmijë. “Kam një vajzë dhe një djalë. Është emocionuese. Mendoj se jam mirë”, tha Khloe.Më pas, ajo iu referua lindjes së djalit të saj, i cili erdhi në jetë përmes një nëne surrogate.

“Është e mrekullueshme. Ishte një përvojë e mrekullueshme dhe jam mirënjohëse” , tha ajo duke shtuar se nuk do të kalonte në këtë proces nëse nuk do të kishte motrën e saj, Kim Kardashian. “Nëse nuk do të ishte për Kim, definitivisht nuk do të isha aq rehat me të.“, u shpreh Khloe duke shtuar:

“Por e pashë të kalonte nëpër këtë rrugëtim dhe ajo ishte aq e “hapur” dhe komode sa më frymëzoi. Ajo ishte një grua e panjohur të cilës duhej t’i besoja. Megjithatë, ishte e mahnitshme. Por që në momentin që e takova i thashë ‘do të jesh me mua gjatë gjithë kohës, duhet të di se çfarë ha, si fle, si ndihesh etj.'”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!