Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ndahen sërish një vit pas ribashkimit

schedule07:49 - 22 Qershor, 2021

schedule 07:49 - 22 Qershor, 2021

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Burime kanë konfirmuar se dyshja e famshme, të cilët kanë një vajzë 3-vjeçare vendosën kohët e fundit të ndiqnin rrugët e tyre të ndara. “Ata po shkojnë mirë. Nuk ka drama. Gjithçka është miqësore, dhe janë dakord për bashkëprindërimin.”, tha një burim.

Is Khloe Kardashian Engaged? She Sports A Huge Rock On That Finger

“Tristan ishte në një festë ditëlindjeje në Bel Air të Premten mbrëma dhe po vepronte si një beqar gjatë gjithë mbrëmjes.”, tha burimi. Çifti u nda menjëherë pasi modelja Sydney Chase pretendoi gjatë një interviste në Prill se kishte qenë në një lidhje me yllin e NBA-së në vjeshtë, kohë kur ishte bashkë dhe me Khloe.

Khloe Kardashian, Tristan Thompson, True Thompson, 30 vjetori i lindjes, Instagram

Ky lajm vjen një vit pas ribashkimit të tyre. Ata u ndanë në shkurt 2019 pasi basketbollisti e tradhëtoi Kardashian me Jordyn Woods – mikesha e ngushtë e Kylie Jenner. Por vendosën t’i jepnin një mundësi tjetër njëri-tjetrit në Korrik të vitit të kaluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!