Conor McGregor kërkon me çdo kusht të marrë edhe një sfidë tjetër me Khabib Nurmagomedov dhe kohët e fundit nuk i ka ndalur ngacmimet. Fillimisht irlandezi u kap me menaxherin e luftëtarit nga Dagestani, kurse tani ka ndryshuar shënjestër.
McGregor e ka ofenduar përmes një videoje Khabib, por më pas e ka fshirë atë. “Unë do t’ju tregoj se si po duket ai, si një elefant. Ai po duket si një elefant i majmë në këtë moment. Ju e dini, ai po kënaqet. Unë nuk mendoj se u peshua herën e fundit.
Për të qenë i sinqertë, isha shumë skeptik në peshore. Ishte një sjellje shumë e pazakontë”, shprehej mes të tjerash irlandezi, i cili më parë është mposhtur nga Khabib dhe tani po bëhet gati për duelin e 23 janarit kundër Dustin Poirier. /abcnews.al