Kampioni për peshat e rënda të UFC-së, Khabib Nurmagomedov, është në përgatitjet e tij të fundit për duelin me Justin Gaethje. Në konferencën e zakonshme përpara duelit, i cili vlerësohet si një eventet më të mëdha të vitit, rusi vlerëson kundërshtarin dhe bën një paralelizëm të tij me Conor McGregor.
“Kur ai lufton, ai e fillon me vrull që në fillim. Që në raundin e parë është shumë shumë i rrezikshëm. Unë mendoj se Justin dhe Conor janë dy nga luftëtarët më rrezikshëm në raundin e parë. Nëse flasim më pas për raundin e dytë apo të tretë ato kthehen në luftëtarë të zakonshëm”.
“Krahasimi me Tyson dhe Ali? Krahasimi me Muhammad Ali është e kotë. Me Mike Tyson jam aty-aty, por për sa i përket personalitet Ali është në një nivel tjetër. Unë nuk e di nëse mund të arrij në nivelin e tyre.
Jam rritur duke i parë ato dhe padyshim që janë më të mirët. Nuk është objektivi im që të krahasohem me ta, por të fitoj çdo duel timin. Do ta shikoni në të ardhmen se unë ende nuk kam mbaruar dhe kam ende shumë për të fituar”, përfundon Khabib. /abcnews.al