Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KFOR, nën drejtimin e gjeneralit turk/ Barduani: Në Kosovë një ngjarje e vogël mund të ketë pasoja rajonale

schedule18:49 - 3 Tetor, 2025

schedule 18:49 - 3 Tetor, 2025

Ceremonia e dorezimit te stafetes u be ne Kamp Film City në Prishtinë ku u ngrit edhe flamuri i KFOR-it, për të shënuar vazhdimësinë e misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Komandanti italian i KFOR’it, Enrico Barduani, ne fjalimin e tij të fundit tha se ky mision eshte unik dhe punon në një mjedis kompleks duke paralajmëruar se këtu edhe një ngjarje e vogël mund të ketë pasoja strategjike.

“Mund t’ju siguroj se, nga një këndvështrim pluralist, nga pozitat e mia të mëparshme në të gjithë botën, përfshirë Libanin, Irakun, Afganistanin, ku kam qenë. Këtu, çdo ngjarje e vetme, madje edhe e një madhësie të vogël, çdo veprim i vetëm dhe çdo fjalë e vetme mund të ketë pasoja strategjike në një kontekst që mbetet i qëndrueshëm, por në të njëjtën kohë delikat.”

Barduani thkesoj se edhe pas 26 vitesh, KFOR-i mbetet i palëkundur në përmbushjen e mandatit të tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, ndersa shtoi se NATO mbështet plotësisht dialogun e BE për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Edhe presidentja Osmani shprehur mirënjohjen e saj për përkushtimin ndaj paqes nga ana e KFOR-I. Ajo premendi aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe nënvizoi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe partneritetit me aleatët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!