KFOR ndërhyn në Zveçan për të shpërndarë protestuesit serbë

schedule16:46 - 29 Maj, 2023

schedule 16:46 - 29 Maj, 2023

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, shkruan REL.

Gjatë ndërhyrjes së KFOR-it janë dëgjuar shpërthime të shumta, teksa protestuesit janë parë duke hedhur gjësende në drejtim të trupave ndërkombëtare. Paraprakisht, trupat e KFOR-it kishin paralajmëruar protestuesit që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën.

Më herët, protestuesit në Zubin Potok u shpërndan dhe paralajmëruan se do të protestojnë sërish të martën. Gjatë ditës ka pasur disa inicdente në veri, përfshirë edhe ndërhyrjen e policisë për të larguar protestuesit, që tentuan të hynin në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

Të premten, më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat, që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Një ditë më herët, ata ishin betuar në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike të këtyre komunave për shkaqe sigurie. Në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna armësh, ndërkaq Policia e Kosovës njoftoi se të paktën pesë zyrtarë policorë pësuan lëndime.

Rritja e tensioneve u dënua nga faktori ndërkombëtar, ndërkaq Serbia ngriti gatishmërinë luftarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!