Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i deklaroi se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, KFOR njoftoi se është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Ne jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar vazhdimisht situatën e sigurisë në Kosovë. KFOR është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – dhe lirinë e lëvizjes”, shkruan KFOR në Facebook./abcnews.al