KFOR-i gjerman largohet nga Prizreni

schedule08:43 - 4 Tetor, 2018

schedule 08:43 - 4 Tetor, 2018

Në sheshin Shatërvan të Prizrenit, sot nw orwn 16:30 me një ceremoni  do t’u jepet lamtumira ushtarëve gjermanë të KFOR-it që për 19 vite shërbyen në qytetin e Prizrenit.

Për ta shënuar këtë ditë në Kosovë do të qëndrojnë  Sekretarja Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maria Flachsbarth, dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Thomas Silberhorn.

Gjatë vizitës së tyre, sekretarët parlamentarë do të takojnë Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Në Kampin Fushor gjerman në Prizren nga ora 15:15 mbahet një shëtitje nëpër Kampin Fushor. Kurse, pas  orës 18:00, në selinë e kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, organizohet një pritje për mysafirë, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga politika gjermane dhe ambasdori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Christian Heldt, si dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /klan kosova