“Këtu vranë protestues të pafajshëm”, Rama: ‘Shpatën e drejtësisë’ për herë të parë ia dhamë drejtësisë

schedule09:37 - 19 Mars, 2025

schedule 09:37 - 19 Mars, 2025

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në Elbasan u shpreh se falë Partisë Socialiste, sot “shpata e drejtësisë” është në duar të SPAK.

Ai pohoi se kjo u realizua falë vullnetit të Partisë Socialiste për të shkëputur drejtësinë nga kthetrat e politikës.

“Këtu i vranë protestuesit komplet të pafajshëm. Këtë shpatën këtu, të zonjës së drejtësisë, nuk e ka patur drejtësia shqiptare, peshoren jo e jo, peshoren edhe sot e ka të lëkundur edhe sytë e mbyllur nuk i kanë akoma se shohim. Ama Prokuroria, duke filluar nga SPAK shpatën e ka të vetën dhe ky është vetëm vullnet i yni, pse them se hyrja në BE është shpëtim edhe për këtë edhe për barazinë para ligjit. Ne u themi votoni që shpatën ta ketë drejtësia dhe të mos vijë ta marrë pushteti politik. Nuk është e garantuar Shqipëria dhe shqiptarët se çfarë ndërtohet sot nuk prishet nesër”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!