“Këtu për të treguar se vlen më shumë se mbiemri dhe për t’u bërë si idhulli i tij Ronaldo braziliani”

schedule12:08 - 1 Korrik, 2023

schedule 12:08 - 1 Korrik, 2023

Marcus Thuram është zyrtarisht një lojtar i ri i Interit. Sulmuesi francez i lindur në vitin 1997 arrin te zikaltërit pas katër sezonesh te Borussia Monchengladbach.

Interi i ka kushtuar një shkrim Thuram duke treguar me pak fjalë biografinë e tij

“Marcus Thuram vrapon shpejt. Ka vrapuar gjithmonë shpejt për të arritur qëllimet tij dhe për të kapërcyer çdo pengesë. Për t’u treguar të gjithëve se vlen shumë më tepër se mbiemri që mban, pa harruar kurrë mësimet dhe shembullit e babait të tij Lilian, i cili fillimisht, ai do të kishte preferuar t’i përkushtohej xhudos ose skermës.

Marcus ka lindur më 6 gusht 1997 në Parma, gjatë përvojës së babait të tij në Emilia. Futbolli ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së “Tikus” (pseudonimi i tij). ai ëndërronte të shkonte në sulm, të frynte rrjetën. Synimi i Thuram është gëzimi.

Aventura e futbollit e Marcus fillon në Neuilly sur Seine, më pas vazhdon në Athletic Club Boulogne Billancourt, ku në moshën 13-vjeçare ai shfaqet për të luajtur një ndeshje me këpucët e babait të tij që i mbajti në finalen e Kupës së Botës 2006. Në hapat e Lillian, por jo në moshën e tij, Marcus mbërrin në Sochaux, më pas në Guingamp.

Marcus vazhdoi të vrapojë shpejt, derisa arrin në Gjermani, te Monchengladbach. Në “Borussia Park” ai shpërthen padyshim. Ai djalë shumë i shpejtë dhe i fortë fizikisht ndryshon mënyrën e tij të lojës, përmirëson teknikën e tij dhe përmirëson idenë e të shënuarit. Thuram është elektrizues, ai është një forcë lëvizëse brenda dhe jashtë fushës. Sukseset bëhen të shumta dhe gjithnjë e më të rëndësishme, aq sa vesh edhe fanellën e kombëtares franceze, me të cilën del në fushë edhe në finalen e Kupës së Botës Katar 2022.

Historia e tij u ndërthur me atë të Interit për herë të parë në tetor 2020, kur Thuram bëri debutimin e tij në Champions League në San siro kudnër zikaltërve. Shija e parë e San Siro për të, i cili si fëmijë ëndërronte të bëhej “Fenomen” si Ronaldo, protagonist i mijëra dueleve me të atin Lilian.

Tani ai është rikthyer pas sezonit të tij më të mirë të karrierës së tij, i përbërë nga 13 gola dhe 6 asistime në Bundesligë.

Aventura e “Tikus” me fanellën e Interit sapo ka filluar…”, shkruhej nga Interi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!