Deputetja demokrate Grida Duma ka debatuar me ish-ministren Anila Denaj në Komisionin e Punës, teksa po diskutohet për aktin normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.
Duma ka thënë se ky akt rrezikon të bëhet klientelist, ndërsa Denaj tha se ajo nuk pengon dot asnjë kontratë që ka lidhje me punësimin e qytetareve.
Debati:
Duma: Këtë hekur dhe këtë çimento e marrin me klientelizëm oligarkët e qeverisë dhe ndihmën nuk e marrin qyetetarët? Ju nuk e lini dot zërin e njerëzve të heshtë se keni pushtet ekonomik.
Denaj –zv/ministrit: A mund të na sillni përgjigje për numrin e të punësuarve. Për paketën sociale ulemi herë tjetër e flasim.
Duma: Këtu ndahemi në Anila. Paketa e dytë të shkojë te oligarkët. Nuk është paketë ajo. E keni matur sa është rritur çmimi?
Denaj: Ne sot po diskutojmë akt normativ që nuk është i pari në kohë krize.
Duma: I cili rrezikon të jetë klientelist.
Denaj: Ju nuk e pengoni dot një komision. Ne sot do ta kalojmë. Ky diskutim mbaron sot. Nuk mund të mbani peng asnjë kontratë me qytetarët që ka lidhje me punësimin.
Bejtja: Duke iu referuar numrit total të kontratave që është rreth 300, nuk kemi informacion të plotë nga bashkitë, janë disa mijëra punonjës që preken nga këto kontrata. Efekti është goxha i rëndësishëm, do ishte efekt negativ nëse kontratat do të stoponin. /abcnews.al