Këto ushqime forcojë shëndetin e mushkërive tuaja

schedule09:52 - 27 Mars, 2021

schedule 09:52 - 27 Mars, 2021

Një dietë e ekuilibruar dhe ushqimet e duhura forcojnë sistemin imunitar që luan një rol kryesor në parandalimin e infeksioneve të mushkërive dhe mbajtjen e tyre të shëndetshme. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se çfarë ushqimet duhet të hani për të forcuar shëndetin e mushkërive tuaja.

1. Mollë

Molla përmban minerale si fibra, flavonoide, vitamina C, A, E dhe kalium. Punime të bëra. 5 racione mollë në javë ose më shumë mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të mushkërive.

2. Banane

Përmbajtja e pasur e kaliumit në banane është shumë e rëndësishme për shëndetin e mushkërive. Një studim tregon se konsumi adekuat i kaliumit, veçanërisht në fëmijëri, ndihmon në rritjen e funksionit dhe kapacitetit të mushkërive, informon abcnews.al.

3. Domate

Domatet janë ndër burimet më të pasura ushqimore të likopenit, i cili ka veti antioksiduese, karotenoide që shoqërohen me shëndet të fortë të mushkërive. Studimet kanë treguar se konsumi i domates zvogëlon inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes tek individët me astmë dhe përmirëson funksionin e mushkërive te pacientët me COPD.

4. Lakra e kuqe

Lakra e kuqe është e pasur me fibra, vitaminë C dhe vitaminë A. Ajo përmban nivele të larta të kaliumit, sasi të vogla hekuri, magnezi, kalciumi dhe fosfori, informon abcnews.al. Gjithashtu është  një burim i pasur i karotenoideve dhe antocianinave që mbështesin sistemin imunitar. Marrja e shtuar e lëndëve ushqyese të induktuara nga antocianina forcon funksionin e mushkërive.

5. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është burim i antioksidantëve anti-inflamatorë me përmbajtjen e polifenoleve dhe vitaminës E. Në një studim të kryer, rezulton se vaji i ullirit përmirëson funksionet e mushkërive të atyre me COPD dhe pacientëve me astmë. Acidet yndyrore të pangopura dhe tokoferoli, një formë e vitaminës E, gjithashtu shoqërohen me funksionim më të mirë të mushkërive.

6. Kosi

Kosi është një ushqim i pasur me proteina, kalcium, fosfor dhe vitamina të grupit B. Studimet tregojnë se kosi ndihmon në përmirësimin e funksionit të mushkërive dhe të mbrojë nga rreziku i COPD, informon abcnews.al.

7. Hudhra

Alicina, përbërësi kryesor aktiv në hudhër të pasur me vitaminë C, selen, kalium dhe kalcium, forcon qelizat imune. Në të njëjtën kohë, ai siguron mbrojtje kundër infeksioneve bakteriale dhe virale falë efektit të tij antimikrobik dhe antiviral. Përveç këtyre vetive, alicina kontribuon në pastrimin e mushkërive dhe vret bakteret e viruset që shkaktojnë infeksione në mushkëri.

8. Kungulli

Kungulli është i pasur me karotenoide siç janë alfa dhe beta karotina, luteina dhe zeaksantina, të cilat promovojnë shëndetin e mushkërive., informon abcnews.al. Kungulli, për shkak të vetive anti-inflamatore neutralizon substancat e dëmshme dhe i parandalon ato të dëmtojnë qelizat e trupit.

9. Panxhari

Panxhari përmban vitamina dhe minerale të tilla si vitamina A, vitamina C, kalium dhe kalcium. Betalaina, e cila jep ngjyrën e saj, optimizon funksionin e mushkërive duke treguar nivele të larta të vetive antioksiduese./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!