Këto syze dielli janë kudo tani, pak para ardhjes së pranverës

schedule17:22 - 21 Shkurt, 2022

schedule 17:22 - 21 Shkurt, 2022

Mund të jemi ende në shkurt, por viti 2022 na ka dhuruar tashmë aksesorin e parë në trend. Ky stil i syzeve të diellit është klasik në shumë mënyra, ka një formë ovale dhe një përfundim të qëndrueshëm të bishtave. Këto syze dielli këtë sezon ju garantojmë që do t’i mbani edhe për shumë vite të tjera.

Të disponueshme në ngjyrë të zezë, të bardhë, rozë dhe breshkë, ato kanë tërhequr vëmendjen e fashionisteve, të cilat i veshin me gjithçka, nga pulovrat ‘casual’ dhe palltot e qepura deri tek printet mbresëlënëse. Nëse kjo nuk është një dëshmi e fleksibilitetit, atëherë këto syze të diellit janë më perfektet. Është një investim për të cilin nuk do të pendoheni!

Kështu që gjeni më poshtë syze dielli Céline ose opsione të ngjashme më të përballueshme, në mënyrë që edhe ju të mund të adoptoni trendin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!