Disa njerëz kanë tendencën që t’i shohin gjithmonë të tjerët me sy të mirë. Ndërkohë që të shumtë janë dhe ata që e kanë të vështirë të hapen plotësisht me tjetrin dhe të tregojnë dobësitë e tyre. Sipas Italia Feed, këto shenja janë:
Dashi
Personat që i përkasin kësaj shenje nuk arrijnë t’i rekuperojnë mirë traumat emocionale. Kur janë tradhtuar dhe ndihen të thyer, këta njerëz priren të mbyllen në vetvete dhe të ndërtojnë një mur rreth tyre për të mos përjetuar të njëjtën gjë përsëri. Frika se do të vuajnë përsëri i bëjnë ata të jenë dyshues ndaj të tjerëve.
Gaforrja
Gaforret duan të jenë të dashur dhe të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Ata e japin veten plotësisht ndaj të tjerëve dhe investojnë kohën dhe ndjenjat tek ata që kanë pranë vetes. Sidoqoftë, kur e kuptojnë se janë tradhtuar, ato ndryshojnë plotësisht, duke u bërë të ftohtë dhe të padisponueshëm për marrëdhënie të reja për një kohë të gjatë.
Virgjëresha
Edhe pse duken tejet të sigurt, ata gjithnjë përballen me njëri-tjetrin. Ata besojnë se janë të pamjaftueshëm dhe se gjithmonë do të ketë dikë më të mirë, në punë, me miq ose partnerë romantikë. Kjo pasiguri dhe mosbesim vjen nga brenda dhe duhet të punohet në mënyrën e duhur, që ata të mund të lidhen mirë me botën.
Akrepi
Akrepi mendon shumë, bën supozime të pafundme në mendjen e tij për gjithçka që mund të ndodhë, veçanërisht në marrëdhëniet e tyre, dhe përfundojnë duke krijuar dyshime, që më shpesh janë të pabazuara.
Ujori
Personat e kësaj shenje kanë vështirësi t’ju besojnë njerëzve të tjerë. dhe në shumicën e kohës, nuk e fshehin këtë gjë. Janë të sinqertë pasi dëshirojnë t’ju japin zgjidhje gjërave dhe në shumë raste shpërndajnë mosbesim përmes një dialogu të qetë dhe respektues. Ata e njohin shumë mirë karakterin e tyre, por kjo nuk i ndalon që të jenë të lumtur. /abcnews.al