Këto nuk janë shenja dashurie, por një arsye për t’u shqetësuar

schedule18:08 - 24 Mars, 2022

schedule 18:08 - 24 Mars, 2022

Ndonjëherë ne e përjetojmë sjelljen e partnerit si një shprehje dashurie por në realitet janë flamuj të kuq – shenja paralajmëruese se jemi në një marrëdhënie toksike.

Informacion i vazhdueshëm

Është mirë nëse ju dhe partneri juaj komunikoni gjatë ditës. Kjo e bën më të lehtë planifikimin e kohës së bashku. Por nëse duhet të informoni vazhdimisht personin se ku jeni, me kë, sa kohë do të jeni… Kjo është një shenjë e madhe paralajmëruese.

Thirrje të shpeshta dhe mesazhe

Çdo lidhje ka nevojë për komunikim dhe në fillim, gjatë njohjes, dëgjojmë shumë shpesh mesazhe. Problemi lind nëse partneri kërkon që të jeni në dispozicion gjatë gjithë ditës. Ai ju telefonon ose ju dërgon mesazhe shumë shpesh dhe nëse nuk përgjigjeni menjëherë, nisin grindjet.

Bisedat që nuk i dëshironi

Secili prej nesh ka kufizime në lidhje me atë që është i gatshëm të ndajë me partnerin e tij. Ndershmëria është një pjesë e madhe e një marrëdhënieje të shëndetshme, por kur dikush këmbëngul, ju detyron të ndani me të informacione që nuk i dëshironi, mund të jetë problem. Një person i tillë sigurisht që nuk respekton kufijtë dhe ndjenjat tuaja.

Ju kontrollon në rrjetet sociale

Të gjithëve u intereson se çfarë bën partneri në rrjete sociale. Problemi lind kur një person kontrollon vazhdimisht profilin duke parë në detaje se kujt i pëlqen postimet, ku komenton…është një shenjë posesiviteti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!