Këto janë ushqimet që shkaktojnë dhimbjen e kokës

schedule19:30 - 1 Mars, 2021

schedule 19:30 - 1 Mars, 2021

Migrena dhe dhimbja e fortë e kokës është një nga problemet më të bezdisshme që prek një përqindje të madhe të të rriturve.

Një sulm i migrenës mund të shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm, të tillw si dhimbja e qafës, lodhja, gjumi i shqetësuar dhe aromat e forta.

Sidoqoftë, sipas hulumtimit, disa ushqime gjithashtu mund të shkaktojnë një problem të madh. Sipas ekspertëve dhe pas studimeve, ata që vuajnë nga migrena, kanë në gojë dhe zorrë shumicën e mikroorganizmave që prishin shpejt nitratet. Kjo shpjegon pjesërisht pse disa ushqime që përmbajnë nitrate duket se shkaktojnë migrenë. Kur këto kimikate ndahen nga bakteret në trup ato shndërrohen në oksid nitrik në gjak, i cili zgjeron enët e gjakut dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Tre ushqime tipike janë çokollata, vera dhe mishrat e përpunuar, siç janë sallamet. Pra, nëse vuani nga migrena, shtoni pak më shumë peshë në dietën tuaj.l.k/abcnews.al