Këto janë ushqimet që hidratojnë trupin

schedule17:34 - 1 Nëntor, 2021

schedule 17:34 - 1 Nëntor, 2021

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të trupit. Ekspertët rekomandojnë të konsumoni të paktën 8 gota ujë në ditë, pasi largon toksinat, lubrifikon nyjet, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe shëndetin e përgjithshëm. Hidratimi i trupit mund të arrihet jo vetëm me ujë por dhe nga disa ushqime.

Kastraveci

Kastraveci është me të drejtë i pari në listë, pasi ka përmbajtjen më të lartë të ujit, 96.7 përqind nga të gjitha ushqimet.

Selino

Selino ka një përmbajtje të lartë uji prej 95.4% dhe shumë pak kalori ndërsa fibrat së bashku me ujin, na mbushin, ndërkohë që ulin oreksin.

Lakra ajsberg

Kjo lloj lakre ka përmbajtjen më të lartë të ujit nga çdo lakër tjetër dhe është ideale për hidratimin tuaj. Përmban 95.6 përqind ujë.

Rrepka

Përmban 95.3% ujë dhe për këtë arsye është një nga zgjedhjet ushqimore më të shëndetshme që mund të bëni dhe që do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar si disa ushqime të tjera.

Specat jeshil

Specat e të gjitha ngjyrave kanë shumë ujë në përbërjen e tyre, por ato jeshile kanë më shumë, 94.5%, duke ruajtur të njëjtat vlera ushqyese dhe antioksidantë me varietetet më të ëmbla dhe shumëngjyrëshe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!