Këto janë truket për të larguar aromën e peshkut nga shtëpia

schedule08:58 - 26 Mars, 2021

schedule 08:58 - 26 Mars, 2021

Peshk i mirë, i shëndetshëm dhe i shijshëm. Këto janë cilësitë që duhet të ketë një merluc për t’u gatuar.

Peshku përveç që është një ushqim me vlerat e duhura, gatuhet edhe lehtë. Por, nëse do të mungonte “peshku” që mban erë e tërë kuzhina, do të ishte më mirë.

Megjithatë, ekzistojnë dy mënyra të mençura për të larguar erën e keqe të peshkut. Shikoni më poshtë:

Uthulla bën mrekulli

Vendosni pak uthull në një enë dhe lëreni pranë furrës ose në sytë e kuzhinës gjatë gatimit. Uthulla do të thithë shumë erë gjatë dhe pas gatimit.

Limoni efektiv

Gjatë ose pak pas gatimit, prisni një limon në gjysmë, vendoseni në ujë dhe zieni atë për një të katërtën. Era e limonit neutralizon atë të peshkut në mënyrë efektive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!