Këto janë tre zakonet e përditshme që ju bëjnë të shtoni në peshë

schedule17:09 - 24 Nëntor, 2020

schedule 17:09 - 24 Nëntor, 2020

Ka disa zakone të përditshme që ju bëjnë të shtoni në peshë. Ndoshta nuk e keni menduar ndonjëherë, por sa më shumë t’i bëni, aq më shumë kilet tuaja shtohen.

Mirëpo, cilat janë ata? I zbuloni më poshtë:

Shtoni sheqer në kafe

Sheqeri nuk ka vend në kafenë tuaj, pasi ndryshon shijen e kafesë dhe ju ngarkon me kalori të panevojshme. Filloni të pini kafenë tuaj thjeshtë dhe pak nga pak do të mësoheni me ndryshimin dhe do ta preferoni në atë mënyrë. Sidomos nëse pini shumë kafe çdo ditë, mendoni se sa kalori do të kurseni në këtë mënyrë.

Anashkaloni mëngjesin

Ju u zgjuat vonë, fëmijët duhej të shkonin në shkollë shpejt, keni pasur një takim të rëndësishëm në punë dhe nuk keni oreks për ushqim. Cilado qoftë arsyeja për anashkalimin e mëngjesit, ju përfundoni duke dëmtuar veten. Është zbuluar se njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë tendencë të konsumojnë më shumë kalori gjatë ditës. Sigurisht, nuk kemi ndërmend të hamë briosh për mëngjes, por një tas me tërshërë me qumësht kokosi është një zgjedhje e shkëlqyeshme.

Ju nuk pini mjaftueshëm ujë

Dihet që uji është thelbësor për funksionimin e duhur të trupit. Në të njëjtën kohë, rregullon oreksin, duke sjellë ndjenjën e ngopjes dhe aktivizon metabolizmin. Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, rritja e marrjes ditore të ujit me 1.5 litra mund të çojë në humbje prej 2.3 kg, pa ndryshime të rëndësishme në dietë. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!